Pse nuk i përmend me emra të paprekshmit? Meta i përgjigjet Bushatit
Analisti Andi Bushati i është drejtuar kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke i thënë se përse nuk i denonconi njerëzit që përfitojnë nga koncensionet e Edi Ramës, duke shtuar se opozita përmend me emra vetëm ato që do.
Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, pyetjes së Bushatit i është përgjigjur Meta duke u shprehur se ato janë marrë me aferën e inceneratorëve dhe të Portit të Durrësit, duke shtuar se për vetë atë i paprekshëm është vetëm ligji.
Pjesë nga biseda:
Bushati: Nëse ju do hyni në këtë fushatë dhe do të bëni atë që bëri Basha për 8 vjet që nuk shkoni dot të tregoni me gisht një pallat pa leje që nuk shkoni të denonconi dhe njerëzit që përfitojnë nga koncensionet e Edi Ramës që mesa shoh unë nuk ka ndërmend ta bëjë kjo opozitë.
Meta: O zotëri skemën e inceneratorëve, kush e ka zbardhur që na fillimi? Me numra llogarie, me gjithçka dhe vazhdon të thellohet më tej. Me portin e Durrësit kush është marrë që nga fillimi deri në fund.
Bushati: Opozita kur do flet me emra, kur nuk do nuk flet. Këtu janë ca emra që janë të paprekshëm dhe këtu është krijuar ideja që këta ishin dhe të Ramës dhe të Bashës dje, dhe të Metës, Berishës e Ramës sot. Janë njësoj të paprekshëm për të gjithë.
Meta: për Metën i paprekshëm është vetëm ligji dhe barazia e asgjë tjetër. Këtë punë kam bërë gjithë kohën.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta