Meta: Kryemadhin e preu në besë Basha, do bëheshim parti e parë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se paraardhësja e saj në detyrë, Monika Kryemadhi u pre në besë nga ish-kryedemokrati, Lulzim Basha për djegien e mandateve.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Basha i dogji mandatet, pasi këtë gjë e bëri Kryemadhi.
Sipas ti, ky ishte plani i Bashës me Ramën.
“Unë me Berishën kam folur 1 vit para se të digjeshin mandatet, me Bashën kam folur dhe nuk më ka shkuar mendja. Në dhjetor kam kthyer me pahir LSI-në në parlament. Ata shfrytëzuan momentin kur unë isha jashtë. Do digjte mandatin e saj për arsyen e vetë emocionale Monika Kryemadhi.
Asnjë tjetër nga LSI-ja nuk do digjte mandat dhe Partia Demokratike nuk do t’i digjte mandatet. Lulzim Basha i dogji mandatet vetëm pasi i dogji LSI-ja sepse kjo ishte loja me Edi Ramën. LSI-ja do kthehej në faktor kryesor opozitar, që do të ishte tmerri i Edi Ramës, për arsye se nuk e kontrollonte. Atë e prenë në besë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar