‘Rama do ikë’, Meta tregon projeksionin e opozitës

14 Nëntor 2022 | 21:37

Edi Rama do ikë, kjo ka përfunduar, ai e di më mirë se kushdo tjetër. Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Sipas tij, pjesëmarrja në protestën e 12 nëntorit tregoi përkrahjen e madhe që ka opozita.

“Edi Rama do ikë, kjo ka përfunduar, ai e di më mirë se kushdo tjetër. Dy mandate i bleu me Lulzim Bashën, në 2017-ën e çadrës dhe 2021-it. I bleu me Lulzim Bashën, nuk bleu gjë me mua ai.

Kjo është një demonstrim i përkrahjes së madhe që ka opozita, vizionit që ka opozita. Një opozitë që njeh problemet e qytetarëve, që tregon sesi do gjendet alternativa për të zgjidhur problemet ekonomike-sociale. Forcën do ta trgojnë zgjedhjet”, theksoi ai.

Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.

Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026