Bushati i drejtohet Metës: Basha ka bërë protesta më të forta se ty dhe Berisha
Për analistin Andi Bushati, ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë protesta më të forta, se ato që organizuan kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati iu drejtua Metës duke i thënë se në protestat e Bashës, njerëzit ishin më të motivuar.
“Për mua, Lulzim Basha ka bërë protesta më të forta. Në ç’kuptim më të forta? Është tjetër një njeri i motivuar, ku një njeri i hedh parlamentit molotovin, sesa një njeri që vjen nga puna, me autobus të paguar dhe kthehet prapë në shtëpi. Pra, një njeri që është i gatshëm të shkojë në konfrontim fizik me një pushtet që po e vjedh, grabit, po i rrëmben votën, është më i motivuar. Ne në këtë protestë nuk e pamë”, theksoi Bushati.
Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.
Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve