Meta: Përgjigja ime për ata që donin protestë të dhunshme
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka pasur një përgjigje për të gjithë ata që donin që në protestën e 12 nëntorit të kishte dhunë.
Ai tha se qeveria dështoi duke krijuar ide që opozita do krijonte dhunë në protestë, ndërsa shtoi se tubimi tregoi një demonstrim.
“Stina e protestave do të jetë e vazhdueshme, deri në largimin e kësaj qeverie por njëkohësisht ishte paralajmërim shumë i qartë për Edi Ramën, se çdo përpjekje e tij për të tjetërsuar votën e shqiptarëve do të ndeshet me një përballje pa kthim. Por ajo që dua të theksoj është se kemi një pjesëmarrje të lartë, kemi një demonstrim të demokracisë.
Ana e qeverisë përpiqet të krijojë idenë se fakti që nuk u përdorë dhunë, fakti që nuk u bë gjë ishte një dështim. Shqetësimi ka qenë që vëmendja të mos ishte te droga, korrupsioni por një opozitë kaçakësh të dhunshëm e të tjerë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve
- 08:28 Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?