Meta: Formula që do ndjekim për të fituar zgjedhjet vendore
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania tregoi formulën që do të ndjekin për të fituar zgjedhjet vendore.
Ai tha se nëse do të ketë kandidatë të mirë në Tiranë apo dhe në qytetet tjera edhe Partia e Lirisë do të bënte primare.
Më tej Meta theksoi se e rëndësishme është që opozita duhet të fitojë.
“Aktualisht nuk ka qenë një forcë e përgatitur apo ku kishte individë të spikatur dhe të gatshëm për kryetarë bashkisë. Nëse unë do kisha një kandidat të mirë në Tiranë do e fusja në primare, primaret edhe të PD dhe PL. Për shembull po marrim Skraparin, do të marrin pjesë anëtarët, simpatizantët e PD dhe të LS. Patjetër që kemi lista. Ne na intereson fitorja e opozitës, kjo është kryesorja. Kjo është çështje përgjegjshmërie. Ky vend duhet të shpëtojë për të mirën e gjithë shqiptarëve”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë