Paralajmërim për ish-LSI? Taulant Balla plas akuzat e parave ruse

15 Nëntor 2022 | 14:36

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi akuza të fortë në drejtim të kreut të PD, Sali Berisha dhe atij të PL, Ilir Meta lidhur me financimin rus.

Në një deklaratë për mediat, duke iu përgjigjur akuzave për portin e Durrësit, Balla u shpreh se Berisha është prej kohësh në borderonë e Rusisë, ndërsa zbuloi se një tjetër parti është e përfshirë në atë që ai e cilësoi ‘çorba ruse’, por pa zbuluar se për cilën parti bëhej fjalë.

“Pas investimit në portin e Durrësit qëndron qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, jemi dy vende larg në hartë por sa herë kemi pasur nevojë ka qenë vëmendje e veçantë. Ditën e parë të tërmetit erdhën menjëherë në ndihmë, sa filloi pandemia gjithashtu. Keqardhje për Berishën dhe Metën por më shumë për bedelët e tyre. Berisha është në borderonë e Kremlinit prej vitesh. Është edhe një parti tjetër e përfshirë në çorbën ruse dhe në ditë në vijim do të keni më shumë informacioni”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026