Konfirmohet helmimi i Navalnit, laboratori suedez dhe ai francez mbështesin pistën gjermane

14 Shtator 2020 | 17:33

Qeveria gjermane deklaroi të hënën se dy laboratorë të tjerë kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur se kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është helmuar me agjent nervor të llojit Noviçok dhe i bëri thirrje Rusisë që të bashkëpunojë.

Zëdhënësi i ekzekutivit gjerman, Steffen Seibert tha për gazetarët në Berlin se laboratorët në Suedi dhe Francë konfirmuan rezultatet e konstatuara në Gjermani.

“Laboratorë të specializuar në Francë dhe Suedi kryen hetime dhe konfirmuan versionin gjerman. Kjo do të thotë se tani kemi tre laboratorë të pavarur të cilët kanë arritur në të njëjtin konkluzion, se substanca që shkaktoi helmimin e zotit Navalny u bë me agjent nervor të llojit Noviçok”, tha Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane:

Ndërkohë, e pyetur përse kërkesa e Rusisë për kampionet e Navalnyt po injorohet, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Moska ka të gjithë informacionin dhe elementët e tjerë që i duhen për analiza.

Navalny iu nënshtrua trajtimit në një spital rus për 48 orë. Pala ruse i ka kampionet e tij dhe i bëjmë thirrje që tani, pas konfirmimit të rezultateve nga tre laboratorë të ndryshëm, të vetëdeklarohet”, tha Maria Adebhar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Lajmi për rezultatet e dy laboratorëve të rinj vjen një ditë pasi në Rusi u mbajtën zgjedhjet lokale. Të dhënat e para flasin për një fitore dërrmuese të partisë së presidentit Putin, Rusia e Bashkuar, por edhe mbështetësit e Navalnyt siguruan fitore të rralla në këshillin bashkiak të Novosibirskut, qyteti i tretë më i madh i Rusisë, si dhe në qytetin studentor të Tomskut, ku Rusia e Bashkuar ka humbur shumicën në këshillin bashkiak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026