Blerjet online, pragu i ulët i TVSh-së dhe tarifat e tjera frenojnë sektorin
Blerjen online me jashtë në Shqipëri u rritën me 33 për qind gjatë pandemisë. Megjithatë, shifra është poshtë mesatares së rajonit, që shënoi rritje mesatare gati dyfish.
Një raport i Bankës Botërore i dhjetorit 2021 vëren se Shqipëria nuk po shfrytëzon si duhet potencialet, avantazhet dhe lehtësitë që ofron për qytetarët dhe bizneset tregtia online.
Raporti rendit një sërë faktorësh, ku ndër kryesorët janë taksat. Banka Botërore kërkon rritjen e kufirit të mallrave që nuk paguajnë TVSh dhe tarifë doganore nga 22 euro në 150 euro.
Aktualisht, mallrat me vlerë 22 euro përjashtohen nga këto taksa. Për blerjet mbi 22 euro, qytetarët dhe bizneset paguajnë 22.4 për qind të vlerës së tyre, ku 20 për qind është TVSh dhe 2.4 për qind tarifa doganore.
Shqipëria përfshiu në skemën e TVSH-së në 2009-n blerjen online. Niveli që u caktua atëherë ishte 150 euro, sa ai i përcaktuar nga direktivat e Bashkimit Europian. Në 2016-n, Qeveria uli pragun në 22 euro.
Vendimi u reflektua menjëherë. Sipas Bankës Botërore, blerjet online ranë me 25 për qind nga 2016 deri në 2018-n, në krahasim me periudhën 2009-2015. Në vendet e tjera të rajonit, sektori pësoi rritje nga 7 deri në 23 për qind.
Në 2019-n, kostot për blerjet online u rritën edhe më tej, pas një udhëzimi të doganave që përfshinte në të edhe të një takse mbi vlerën e postës.
Pas këtij udhëzimi, Posta Shqiptare kërkoi rritjen e pragut të TVSH-së për blerjet online, me arsyetimin se ky nivel kishte kosto të lartë përpunimi të dërgesave. Ministria e Financave e rrëzoi kërkesën, duke deklaruar se kjo do të penalizonte bizneset vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta