Erion Braçe akuza të forta për FSHF për shitje të ndeshjes me Lituaninë
Zv. Kryeministri, Erion Braçe ka hedhur akuza të forta ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit por edhe vetë kombëtares duke i akuzuar për shitje të ndeshjeve. Akuza e Braçes kishte të bënte me humbjen përballë Lituanisë për Likën e Kombeve që përfundoi -0-1 në disfavor të Shqipërisë.
“Në ndeshjen Shqipëri-Lituani, koeficienti për fitoren e Lituanisë ishte 14 dhe ku e di unë, për fat të keq le të themi ndodh ai blofi i madh ku fiton ai koeficienti 14. Superfavorite ishte Shqipëria ndërkohë fiton koeficenti 14.
Gjithashtu jemi ende në hetime për një ndeshje të luajtur në Ballsh, mes kampionëve në fuqi, Tiranës dhe Ballshit. Jemi nën hetim dhe nuk ka asnjë përfundim nga kjo federatë që duhet të mbrojë garën dhe ta lërë garën të ndershme”, deklaroi z. Braçe.
Zv. kryeministri i Shqipërisë gjatë intervistës në ‘Ilva Now’ simbolikisht hoqi dhe xhaketën për të folur pa kostumin e politikanit për sportin, ku nuk i kurseu as akuzat personale për kreun e FSHF-së, Armando Duka,
“Futbollin e kanë marrë partitë. Presidenti i FSHF më tepër se sa kryetar i federatës është një njëri politik, partiak. Ka nën vete, ministrin në hije të Brendshëm, Enkelejd Alibeaj. Kanë marrë sekretarin e PD dhe e kanë bërë zëvendës të Armando Dukës. Ka në krye brenda federatës dhe që lë pa futboll, këtë futbollin edhe fake, të gjithë shqiptarët , Koçon (Koço Kokëdhima). Zgjidhja apo Lidhja. Deputet që e largoi Gjykata Kushtetuese dhe tani qëndron se do të marrë revansh politik duke penguar futbollin”, deklaroi z. Braçe.
Lexoni gjithashtu:
Erion Braçe ‘luftë dokumentesh’ me Taren për kazinotë në Shqipëri
Braçe tregon procedurën si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në PS
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:23 NASA publikon pamjet nga hapësira: 59 mijë ndërtesa të dëmtuara në Venezuelë nga tërmetet, 16,000 të pastrehë
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi