Kush është kryeprokurori i ri, karriera e Olsian Çelës në organin e akuzës
Shqipëria do të ketë një prokuror të përgjithshëm më mandatat 7-vjeçar duke i dhënë fund mandatit të komanduar të Arta Markut, e cila qëndroi në këtë post për dy vite.
Olsian Çela u votua me shumicë të cilësuar prej 101 votash pro në parlament dhe do të drejtojë akuzën shqiptare deri në fund të vitit 2026.
Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001 në Prokurorinë e Tiranës dhe qëndroi në këtë post deri në 2004. Që nga kjo kohë deri në momentin që u votua në parlament, ai ka qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Vetëm për tre muaj në 2018, Çela pati një shkëputje nga ky institucion pasi u komandua në akuzën e Beratit.
Në këtë periudhë ai u konfliktua me drejtuesen aktuale të prokurorisë duke refuzuar të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin, pas dorëheqjes se prokurorit të çështjes.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ai ka drejtuar Krimet e Rënda. Çela ka hetuar disa dosje mjaft të rëndësishme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, siç ishte ajo e laboratorit të kokainës në Xibrakë. Gjithashtu, ai ka hetuar edhe vrasjen e Mirit të Xhikes, ngjarje për të cilën u dënua Lavdërim Tufa. Çela ka hetuar edhe grabitjen e ndodhur ne vitin 2016 në pistën e aeroportin e Rinasit, ku u vodhën rreth 1 milion euro.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania