“Jemi servilë”, Murrizi replika me Mediun: Si s’na strehuan ne në kohën e Enverit?
Myslim Murrizi ka replikuar me ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, duke i thënë se politika për hir të servilizmit nuk mund të vendos në rrezik institucionet e sigurisë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Murrizi tha se vendi ynë nuk mund të behët vend strehimi për të gjithë opozitat e vendeve totalitare.
Teksa u ndal te strehimi ai përmendi kohën kur shqiptarët nuk i strehoi askush gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
“Politika për hatër të servilizmit nuk ka pse vendos në rrezik institucionet e sigurisë. Ne morëm muxhahedinët, morëm irakianët, sirianët, por ne nuk mund të bëhemi strehim për të gjithë opozitat e vendeve totalitare. Mediu dhe unë jemi në një moshë që e kemi vuajtur qenien në opozitë kur ishte ne regjim Enveri. Si nuk doli një vend kaq bamirës të merrte të gjithë ata 1200 të pushkatuar që u arratisën. Si nuk na strehoi ne një vend i BE apo i NATO-së. Ne jemi servilë ndaj NATO-së”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset