Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë
Një i ri është plagosur me thikë pasditen e djeshme në Korçë. Sipas burimeve, 27-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk dihet është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, i plagosur me mjet prerës në bark.
Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.
Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27-vjeçarin me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.
Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur