PD denoncon rastin, tre familje vetëm me një bonus qiraje në Kombinat  

15 Shtator 2020 | 07:49

Partia Demokratike përcolli të martën denoncimin e vëllezërve Llaçi në Kombinat, të cilët ankohen se nga Bashkia Tiranë nuk u është dhënë zgjidhje për situatën që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pallati ku banonin tre vëllezërit Llaçi dhe familjet e tyre pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i një viti më parë dhe për këtë u detyruan të shpërnguleshin. Mirëpo sikurse i thanë zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, ata kanë marrë bonus qiraje vetëm për një familje.

Ata thonë se për të përballuar qiranë e shtëpisë ku janë vendosur aktualisht detyrohen të paguajnë shtesë. Ndërkohë Gesian Llaçi shprehet se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga instititucionet përkatëse se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre, si dhe shumë familje të tjera janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara në këtë lagje.

Prej rreth një muaji opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

polRastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Lezha, Tirana dhe së fundmi edhe nga Mamurrasi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.

Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër

Grantet e rindërtimit, PD denoncon rastin e familjes në Shijak: Kemi bërë vetëm letra, s’kemi marrë asgjë

PD denoncon rastin e qytetares nga Lezha, prej 10 muajsh me burrin e paralizuar dhe tre fëmijët në çadër

Bilanci i rindërtimit, Ahmetaj në Euronews Albania: Nuk ka vonesa, brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026