A do i shpallë NATO luftë Rusisë? Meçollari tregon se kur aktivizohet neni 5
Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se NATO nuk është në kushtet për të aktivizuar nenin 5 dhe për t’u përfshirë në luftë.
Teksa analizoi ngjarjen e djeshme në Poloni, ai tha se nuk kemi të bëjmë me një rast agresoni.
“Nuk jemi në kushtet e aktivizimit të nenit 5. Është situatë luftarake, armët dalin edhe nga kontrolli, mund të jetë e qëllimshme. Kushdo që e ka bërë ketë duhet të kërkojë falje se humbën jetë njerëzit. Nuk jemi në kushtet e një agresioni, që të aktivizosh nenin 5 duhet të jetë aktivizuar neni 51 i kartës së OKB-së, mbi të drejtën e vetëmbrojtjes intelektuale dhe kolektive. Rasti i dy raketave në Poloni nuk bën rast agresoni. Që të aktivizohet neni duhet të ketë disa kushte, duhet të shikohet qëllimi për integritetin territorial të një vendi, duhet të ketë një forcë ushtarake si dhe intensiteti dhe koha në të cilën kryhet”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta