Pse Rusisë i intereson të ketë luftë në Europë? Meçollari analizon situatën
Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Rusisë i intereson që të përfshijë në luftë Europën, se kështu nuk mbetet më vendi agresor, por do kalojë në vetëmbrojtje.
Meçollari nënvizoi se për ngjarjen e djeshme ka shumë dyshime se raketat mund të jenë lëshuar gabimisht nga Ukraina për në Poloni.
“Mundësia më e madhe është që të jenë raketa ukrainase ato që ranë dje në Poloni. Gabimisht raketat e mbrojtjes ajrore kanë humbur objektivin e tyre dhe ranë në Poloni. Nuk ka ende një ekspertizë për këtë ngjarje. Duhet të ketë informacion të plotë nga vendi ku janë zbuluar.
Rusia ka interes për rritjen e konfliktit. Nga pikëpamja teorike Rusia ka interes qe të provokojë NATO-n për një zgjerim të konfliktit. Ashtu siç NATO ka deklaruar që nuk do të përfshihet në konflikt. Rusia kërkon përfshirjen e Europës në këtë konflikt. Nuk do të ishte më agresor por do të ishte vendi që do të pësonte agresonin, pra kërkon të dalë nga situata, duke kaluar në vetëmbrojtje”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin