Padi në SPAK për ”tërmetin”, banorët e një pallati kallëzojnë ish-drejtues të bashkisë së Durrësit

15 Shtator 2020 | 10:28

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ish-drejtues të Bashkisë së Durrësit, ndërtuesin si dhe specialistë të institutit të ndërtimit.

Ata u paraqitën vetë në SPAK për të dorëzuar kallëzimin. Banorët thanë se u është ndërprerë bonusi i qerasë dhe po e paguajnë vetë.

Gazetari i Euronews Albania Xhevair Zhabina tha për edicionin informativ të orës 12:00 drejtuar nga Bruna Çifligu, se janë rreth 50 familje të cilët pretendojnë se ka pasur manipulime me dokumentet dhe po detyrohen të kthehen në pallatin që sipas tyre është i pabanueshëm.

“Ish-kryetarët e Bashkisë Vangjush Dako dhe Valbona Sako, sipas banorëve kanë shpërdoruar detyrën. Ata i akuzojnë për korrupsion dhe sipas avokatit përfaqësues të familjeve ata po rrezikojnë jetën duke u detyruar të kthehen në pallatin e dëmtuar. Sipas avokatit zyrtarët duhen akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal,” – u shpreh gazetari Zhabina.

“Po të shihet pallati duket thjesht si një rrënojë e ngritur mbi paterica, e cila nga çasti në çast me çdo lëkundje të shkallës Richter mund të bëhet shkas që të përmbyset gjithçka dhe të dëmtojë banorët dhe godinat përreth,” – u shpreh avokati Baftjar Rusi teksa përmendi si akuza të këshilluara rreth 10 vepra penale nga korrupsionin, ndërtimi i paligjshëm e deri te vrasja.

Tashmë do të jetë SPAK-u që do të vendosë nëse do të nisë apo jo hetimet. Fillimisht regjistrohet vepra penale e pretenduar. Më pas kryhen verifikime rreth veprave penale të hamendësuara dhe nëse SPAK-u do ta shohë të arsyeshme do të nisë më tej hetimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026