‘Falsifikim dokumentash’, tjetër masë sigurie për porositësin e 137 kg kokainë
Gjykata e Tiranës ka shtuar një masë sigurie “Arrest me burg” pas GjKKOS-së, për 46-vjeçarin Gentian Malindi, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave.”
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se 46-vjeçarit, i janë sekuestruan dokumente dhe ID kosovare të falsifikuara.
Malidi u vu në pranga disa ditë më parë, pasi u lokalizua se po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës, në Vorë.
Ai ishte në kërkim që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori, sasi droge që u kap në Portin e Durrësit.
Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët