Të rrezikuar nga katastrofat, drejt ekonomisë së gjelbërt, investime në transport

16 Nëntor 2022 | 16:11

E ardhmja duhet të jetë e gjelbër për të ulur rrezikun e katastrofave, por edhe për te luftuar rritjen e temperaturave. Ky është mesazhi i përsëritur, i një politike që duhet reduktojë emetimet e karbonit dhe efektin serë që shkakton njeriu në planet.

‘Shqipëria vlerësohet vend me rrezik të lartë përsa i përket katastrofave, rregullatorët dhe mbikëqyrësit kanë rol thelbësor lidhur me krimin e kushteve që nxisin investime të gjelbërta.”

Në vendin tonë, politikat dhe reformat që do të ndërmerren në vitet në vazhdim shkojnë te kufizimi i makinave me lëndë djegëse, energjia e rinovueshme dhe edukimi në shkolla për këto reforma.

“Në raport me progresin e fundit BE, në lidhje me agjendën e gjelbërt dhe ndërlidhjen e qëndrueshme ka theksuar  progresin e bërë në kuadrin rregullator të Shqipërisë në fushën e transportit dhe energjisë. Qeveria shqiptare po zbaton një plan shumë ambicioz për të zgjeruar prodhimin e energjisë së rinovueshme”- tha Ibrahimaj.

Në konferencën “Financa te gjelbra, Mundësi për sektorin financiar në Shqipëri”, diskutuan edhe përfaqësues të tjerë nga politika dhe organizatat vendase dhe të huaja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026