Gjendet i pajetë miku i Vladimir Putin
Një komandant rus i përfshirë ngushtë në përpjekjet luftarake të Vladimir Putin është gjetur i vrarë me armë zjarri në zyrën e tij.
Koloneli Vadim Bojko, 44 vjeç, i cili kishte qenë i përfshirë në fushatën e mobilizimit, është gjetur i pajetë, për shkak të plagëve të marra nga armë zjarri.
Ai ishte zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë të Marinës në Vladivostok.
Sipas raportimeve, 44-vjeçari u qëllua me pesë plumba, menjëherë pasi hyri në zyrën e tij.
Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi për te zyra e 44-vjeçarit, por ky i fundit kishte ndërruar jetë në vend, shkruan The Sun.
Edhe pse asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, Kremlini pretendon se ai ka qëlluar veten pesë herë në gjoks.
Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba dhe katër pistoleta Makarov .
Megjithatë, mbetet mister fakti sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia