“Efekt domino”, Çoçoli: Investimi në Portin e Durrësit do sjellë investues të tjerë

16 Nëntor 2022 | 17:54

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli është shprehur se investimi që po bëhet në Portin e Durrësit, do të sjellë dhe investime të tjera.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kemi të bëjmë me investimin më të madh në tre dekadat e fundit.

Më tej ai theksoi se duhet të shohim anën pozitive të këtij investimi duke shtuar se do të ketë dhe 12 mijë vende pune.

“Kemi një rast që konsiderohet investimi më i madh në tre dekadat e fundit dhe jo pa të drejtë. Flas për sasinë e parave që do investohet. 12 mijë vende pune që do të krijohen fillimisht për ndërtimin dhe pastaj për menaxhimin e këtyre aseteve i bën mirë vendit tonë sepse është një lloj efekti domino që sjellë dhe investues të tjerë të rëndësishëm. Emri i këtij zotërisë nuk është i panjohur për Shqipërinë. Pra të përpiqemi të shohim anën pozitive të kësaj përveç asaj negative.”- nënvizoi ai.

Më tej Çoçoli u shpreh se çështja do të ishte serioze nëse nuk do të njiheshin investitorët.

“Asnjë investues nuk regjistrohet në vendin e tij sepse i ka taksat më të larta. Çështja do ishte serioze nëse nuk do të njiheshin pronarët. Shumë parajsa fiskale të japin mundësinë që të mos tregosh pronarin e vërtetë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023