Luan Baçi për Portin e Durrësit: Aferë korruptive, do përdoret për amnisti fiskale

16 Nëntor 2022 | 17:46

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi e cilëson një aferë korruptive projektin e ri për Portin e Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se nuk ka transparencë dhe në në projekt do të alpikohet amnistia fiskale.

“12,600 apartamente që do të ndërtohen dhe ky miliarderi do të vendosë tullën 160 milionë euro dhe për këto ndërtime, amnistia fiskale ndaj po bëhet. Kush më garanton mua se ata që do vijnë, për të derdhur para, për të marrë që në themele këto apartamente. Ndaj është aferë e pastër korruptive, sepse nuk ka transparencë. Nuk diskutohen këto fare”, theksoi ai.

Ndërsa, kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat këtë të mërkurë, deklaroi se Projekti për portin e Durrësit është korruptiv dhe një motiv i mjaftueshëm për protesta të fuqishme.

Berisha paralajmëroi se krahas betejës ligjore dhe parlamentare kundër këtij projekti të qeverisë, Partia demokratike duhet të përgatitet edhe për protesta masive.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026