Ku është Mirel Mërtiri? Gazetari tregon dy adresat e të kërkuarit të drejtësisë
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar në emisionin “Now” në Euronews Albania dy adresat se ku mund të ndodhet Mirel Mërtiri, i kërkuar nga drejtësia pasi është i përfshirë në aferën e incenerëtorëve.
Fundo theksoi se ai ka një adresë në Holandë dhe një në Austri ndërsa tregoi se para 5 ditësh Forcat Speciale kanë zbarkuar të një pallat pas stadiumit “Air Albania”, aty ku dhe jetonte Mërtiri mirëpo ky i fundit nuk ka qenë në banesë.
“Unë di që para 5 ditësh Forcat operacionale kanë shkuar te pallati “Ambasador 3” prapa stadiumit “Air Albania” pasi atje jeton por nuk e kanë gjetur në banesë. Pasi është verifikuar sistemi TIMS, ai rezulton se ndodhet jashtë. Mërtiri sipas padisë që më ka bërë mua, ka një adresë në Holandë, ka një adresë në Austri”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh