Në shtëpi ende pa dokumente, familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

15 Shtator 2020 | 16:37

Janë të strehuar në shtëpi por ende nuk kanë marrë dokumentin e pronësisë. Kjo është historia e 3 familjeve nga Thumana, të cilave tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi banesën dhe u mori njerëzit e dashur. Shpresa e tyre ishte që në fund të vitit të kishin përfunduar procedurat, por kjo nuk ndodhi.

“Isha në punë roje natën. Kur shkoj unë tu zbardh dita, gjej gruan veç kishte kokën e zënë, e shtyp, edhe këtë çunin e kishte mbajt këtu, tu e mbajt që ta shpëtoj. Çuni më trembet gjithë natën”, tha Fehmi Vata , banor i pallateve të shembura nëThumanë.

Fehmi Vata, humbi tragjikisht bashkëshorten dhe njërin nga nipërit e tij në tërmetin e 26 nëntorit, teksa fatmirësisht dolën të gjallë nga rrënojat nusja e djalit dhe nipi tjetër. Fillimisht familja e tij u strehua në një banesë sociale, por ende pas 10 muajsh nuk ka marrë në dorë dokumentin e pronësisë për apartamentin ku jeton.

“Dhe tani na kanë lënë këtu. S’na lënë të shkojmë askund, as na kanë dhënë letra, asgjë, veç na kanë fut aty. Unë kam pas pallatin, hyrjen me letra. Të na jepnin një pallat të rregullt, jo këtu. Këtu ne s’mund të jetojmë më”, shtoi ai.  

Santiliano Vata ishte mrekullia e atij mëngjesi. Ai arriti të nxirrej i gjallë nga rrënojat pasi gjyshja e kishte mbrojtur me trupin e saj, ndërsa i vëllai Rolejdi 7 vjeç, nuk jeton më. Krenohet me çantën e shkollës teksa tregon se është ajo që ka pasur në Thumanë.

Banesa e familjes së tij ndodhej në katin e katërt. Pas tërmetit të orës 3 ata kishte zbritur tek familja Cara në katin e parë, për të dalë sa më shpejt nga pallati në rast të një tërmeti tjetër. Fati donte që pjesa e pallatit të familjes Vata të mos shembej, ndërsa ajo e familjes Cara po.

Pas ngjarjes, babai i Santilianos dhe Rolejdit ka hyrë me fadromë në shtëpi nga ku ka marrë çantat e të dy djemve, një prej të cilave në këtë vit të ri shkollor, nuk do të përdoret më.  Haxhi Kabili humbi tragjikisht në tërmetin e 26 nëntorit vajzën e tij, Aderinën.

“Vajza ka qenë 21 vjeçe, ka qenë në punë . Ka pas punuar në fabrikë këpucësh. Dy sekonda ka pas, sa jam ngrit nga divani, kam kap dorezën e derës së kuzhinës, përfundoi gjithçka. Më kanë pas mbuluar materialet, i kam nxjerrë avash me dorë, se kam qenë kështu në një hapësirë”, u shpreh Haxhi Kabili, i mbijetuar nga tërmeti.

Haxhiu e ka marrë dëmshpërblimin financiar të përcaktuar, por pengu i tij është qëndrimi në një pallat që ishte i pabanueshëm nga tërmeti i mëparshëm i shtatorit.

“Po, na dhanë dhjetë milion lekë të vjetra. Pallatet kanë qenë prish me tërmetin e shtatorit, kanë qenë dëmtuar shumë.  S’pyeti kush. S’e menduam, kisha shkuar për të ndenjur në një shpellë e nuk kishe ndenjur aty”, tha ai.  

Të njëjtën histori si Fehmiu dhe Haxhiu tregon edhe Klotilda Greku, e cila humbi bashkëshortin dhe dy prindërit e tij. Ajo kërkon një punë për veten dhe për vajzën e saj, jo ndihma financiare.

 “Shumë e vështirë, siç mund të jetë dhe pa praninë e kryefamiljarit.Duhet të mendoj për gjithçka, duhet të gjej punë, të punoj vetë që të rris vajzën. Puna është gjëja më e nevojshme. Nuk kërkoj asgjë tjetër, as lëmoshë, as të më mbajnë me ushqime. Vetëm të punoj”, tha ajo.

Në pallatin e familjes Vata, Kabili dhe Greku në Thumanë humbën jetën nën rrënoja 18 persona. Në lidhje me statusin ligjor të banesave ku janë strehuar familjet e viktimave të Thumanës, Euronews Albania kërkoi informacion pranë zyrës së administrimit të banesave sociale. Sipas tyre, pajisja me dokumentacion pronësie për këto familje është ende në proces.       

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026