Sa shanse ka të fitojë Ukraina luftën?

17 Nëntor 2022 | 15:59

Pasojat e sulmeve ajrore ruse shihen në të gjithë infrastrukturën e Ukrainës. Zonat e banuara dhe sistemi energjetik janë dëmtuar duke vështirësuar jetesën e banorëve.

Guvernatori lokal në provincën Lviv thotë se megjithëse energjia është rikthyer për rreth 95% të provincës, vetëm 30% e konsumatorëve mund të përdorin energjinë elektrike në të njëjtën kohë për shkak të kufijve të kapacitetit.

“Ne i dëgjuam të dyja shpërthimet. Shpërthimi i parë ndodhi kur ishim në një strehë, unë i mora fëmijët e mi. Shpërthimi i dytë ishte shumë i fuqishëm. Shtëpia po dridhej. Unë isha e shqetësuar se po ndodhte në oborrin tonë, sepse dëgjonim shpërthimet “ shprehet një qytetare

Në kryeqytetin Kiev të paktën një person u vra nga bombardimet dhe ndërprerja e energjisë elektrike  ka prekur  mijëra shtëpi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është akuzuar se po përpiqet të nënshtrojë   Ukrainën pasi nuk arriti ta marrë atë me forcë. Me afrimin e dimrit, avancimet t ushtarake të Ukrainës po ngadalësohen.

Gjenerali amerikan thotë se ka pak mundësi që Ukraina ta largojë tërësisht Rusinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e të ashtuquajturave dronët e saj Kamakaze, të cilat i përdori në breshërinë e sulmeve të së martës.

Rusia thotë se synon vetëm infrastrukturën energjetike ose ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026