Pas bombardimeve vjen dëbora, ukrainasit luftë për mbijetesë
Reshjet e para të dëborës këtë dimër kanë vështirësuar më tej sfidat me të cilat përballet Ukraina. Qytete të ndryshme në mbarë vendin po përpiqen të ruajnë furnizimet me energji dhe ujë të pijshëm.
Situata është veçanërisht e vështirë në Khersonin e sapoçliruar. Ushqimi dhe medikamentet po vijnë, por kërkesa po rritet teksa njerëzit po kthehen. BE deklaron se do të rrisë mbështetjen.
“Dimri është këtu dhe është prioriteti ynë të diskutojmë ndihmat humanitare. Ne i kemi nisur këto diskutime muaj më parë dhe tani sfidat po bëhen edhe më të vështira pas shkatërrimit sistematik të infrastrukturës ukrainase si pasojë e sulmeve të Rusisë”, tha Janez Lenarčič, komisioner i BE për Menaxhimin e Krizave.
Por detyra për rikthimin e energjisë në Kherson dhe qytete të tjera është e vështirë dhe e rrezikshme, pasi Rusia ka minuar zonat përreth infrastrukturës kritike.
Në ditët pasi Khersoni u rimor nën kontroll, në rrugët e tij u panë skena euforike, të cilat tani ia kanë lënë vendin realitetit të ashpër të mbijetesës.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta