Prej 10 muajsh në çadër dhe pa ndihma nga shteti, PD denoncon rastin e familjes në Bubq
Partia Demokratike denoncoi të mërkurën rastin e familjes Shota në Bubq e cila ka mbetur e pastrehë që prej tërmetit të shtatorit 2019 dhe ende nuk ka marrë zgjidhje nga qeveria.
Andon Shota i tha ish-deputetes Oriola Pampuri se shtëpia e tij është vlerësuar për shembje. Megjithatë deri më sot nuk ka marrë përgjigje dhe ndihmë. Dhjetë muajt e fundit ai, bashkëshortja dhe djali, kanë qëndruar në çadër në kushte të vështira, të cilat vënë në rrezik edhe jetën duke pasur parasysh situatën nën pandemi.
Familja Shota tregon se ka edhe vështirësi të tjera. Anëtarë të saj nuk gëzojnë shëndet të mirë dhe vuajnë nga ana financiare. Ata mbahen vetëm nga djali i tyre, që sipas Daves mund të punojë vetëm një herë në dy javë, ndërkohë që pjesa kryesore e të ardhurave shkon për barna.
Prej rreth një muaji opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.
polRastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Lezha, Tirana dhe së fundmi edhe nga Mamurrasi.
Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.
Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.
Lexoni gjithashtu:
Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi