Mbi 20 kandidatë për 12 vendet vakante në KQZ, aplikimet vazhdojnë
Mbi 20 persona kanë aplikuar deri më sot për 12 vendet vakante të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Shumë nga këto kandidatura kanë aplikuar për më shumë se një post.
Nga emrat bie në sy fakti se disa prej tyre janë të njohur dhe kanë pasur përvojë të shkuar me procesin zgjedhor, si për shembull rasti i Lefterie Lleshit, e cila kryesoi KQZ-në në periudhën 2012-2016.
Po kështu kandidaturën e kanë shprehur edhe emra si ish-kryeprokurori Theodhori Sallaku, zëvendësministri i Jashtëm Halil Hyseni, etj.
Për postin e kryetarit kanë aplikuar Lefterie Lleshi, Haki Mustafa, Arben Xhiku, Irs Ruci, Halil Hyseni dhe Hysen Osmanaj.
Osmanaj ka kandiduar gjithashtu edhe për zëvendëskomisioner, rregullator dhe komisionin e ankimimeve dhe sanksioneve, në dy postet e fundit ka kandiduar edhe Lleshi.
Të tjerë janë Agim Paskali, Anjeza Dajzmaili, Arben Isaraj, Arens Cela, Durim Grabova, Edlira Karafili, Farie Osmani, Haki Mustafa, Lindita Tako Mail Mecalla, Odeta Berberi, Redinela Beqiraj, Spiro Maliqi, Theodhori Sollaku, Përparim Shullazi dhe Kamerion Salillari.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve drejton administratën zgjedhore, Komisioni Rregullator që përbëhet nga 5 anëtarë, është organi kompetent për miratimin e akteve normative në fushën e zgjedhjeve, ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.
Lexoni gjithashtu:
KQZ-ja e re, ekspertët kritikojnë kriteret dhe strukturën si ‘të çuditshme’ dhe ‘të koklavitura’
Betohen tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor
Denar Biba: Misioni im në KQZ ka përfunduar, momenti për një hap tjetër
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq