Ish-ambasadori amerikan: Në Shqipëri duhet opozitë e fortë, s’e kemi parë deri tani

18 Nëntor 2022 | 19:11

“Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë  në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive”.

Kështu u shpreh ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu në një intervistë për Euronews Albania.

Ish-diplomati deklaroi se Shqipëria, aktualisht ka nevojë për një opozitë të fortë ndaj qeverisë.

Sipas tij, nëse kryedemokrati, Sali Berisha do të zgjidhet si një alternativë, kjo është diçka që e vendosin qytetarët shqiptarë.

“Në Shqipëri nuk ka një kufi për mandatet, është e vërtetë që Edi Rama po drejton mandatin e tretë, ai fitoi bindshëm në zgjedhje. Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive, thuajse është përçarë. Kjo i ka hapur zotit Rama dhe socialistëve që të konsolidojnë pushtetin. Nuk besoj se ky është momenti të diskutojmë sesi po qeveris zoti Rama apo socialistët në përgjithësi.

Ajo që duhet të kemi, është një opozitë e fortë dhe ne nuk e kemi parë këtë, ky është problemi. Është diçka të kritikosh qeverinë për disa gjëra, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe një alternativë e pranuar për shqiptarët, të cilët duhet të mendojnë që duhet ta japin votën këto grupi apo koalicioni.  Kjo nuk është një zgjedhje amerikane, është një zgjedhje shqiptare dhe këtë dua të shoh. Nëse përfshihet zoti Berisha apo jo, kjo u takon shqiptarëve, por duhet të ketë një përforcim të opozitës në Shqipëri, ndryshe nuk do të ishte mirë për askënd.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023