“14 breza të lidhur me Skënderbeun”, aktorja turke: Nëna ime gjeti të dhëna

18 Nëntor 2022 | 19:09

Aktorja e njohur turke Pelin Batu në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se kanë një lidhje prej 14 brezash me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbe.

Ajo theksoi se gjyshja e saj ka lindur në Tiranë ndërsa shtoi se e ëma ka gjetur të dhëna për lidhjen që kanë pasur më Skënderbenë.

“Jam e bindur se mamaja ime do të ishte e nderuar dhe do të ndihej shumë e emocionuar  për këtë. Xhaxhai i mamasë sime bëri kërkime shumë vite më parë, ai quhej Nexhat Bej, jetonte në Ohër. Mamaja e mamasë sime ka lindur në Tiranë  dhe u transferuar në Turqi pas luftës së Dytë Botërore.

Kur familja ime bëri kërkime, gjeti të dhëna që tregojnë se 14 breza më parë familja jonë ishte e lidhur me Skëndërbeun. Nëna ime gjeti të dhëna të lidhur me të.  Kështu na ka thënë xhaxhai”- u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023