‘Shqiptarët të tretët në botë për emigrimin’, Meta: Rama po vret shpresën te rinia
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se eksodi masiv i të rinjve shqiptarë, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se shqiptarët zënë vendin e tretë në botë për largimet nga vendi, duke shtuar se kryeministri Edi Rama është armiku kryesor i tyre.
Sipas Metës, Rama është autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve.
“Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes. Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!
Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje. Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!”, shkroi Meta në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.