Efektet e pandemisë për biznesin, hoteleria dhe turizmi në krizë, lulëzon vetëm ndërtimi

16 Shtator 2020 | 20:13

Pandemia e Covid-19 ka lënë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Pjesa e parë e vitit shënoi një seri falimentimesh dhe pezullime aktivitetesh, të imponuara nga karantina e muajve mars-prill.

Rënia e fuqisë blerëse, prodhimit vendas apo shkëmbimeve tregtare, u reflektuan në sektorët e shërbimeve dhe aktiviteteve tregtare.

Statistikat e INSTAT, nxjerrin në pah se agjencitë e udhëtimeve, bar-restorantet dhe hotelet kanë shënuar rënie me mbi 50 për qind të shitjeve në volum, sikundër edhe të punësimeve me mbi 30 për qind.

Ndërkohë, sekorët më rezistentë në muajt prill-qershor, ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, serviset e automjeteve  dhe shërbimet e telekomunikacionit e teknologjisë së informacionit. 

Kriza që përfshiu ekonominë në periudhën e izolimit, u pasua edhe me skepticizimin e sipërmarrësve të biznesit të madh e të vogël, të cilët  janë shprehur në një sondazh të publikuar në muajin gusht, se rimëkëmbja nuk do të jetë aspak e lehtë.

Ndërkohë, sa i përket sektorit të prodhimit, i vetmi që ka shënuar rritje gjatë 3-mujorit të dytë ka qenë ndërtimi.

Ky aktivitet duket se e ka kapërcyer krizën edhe falë vendimmarrjes së qeverisë për të mos e ndalur punën me programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Madje ky sektor, gjeneroi edhe rritje të numrit të të punësuarve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria është një ndër vendet me rënien më të thellë ekonomike gjatë pandemisë.

Sektorët e tjerë si prodhimi industrial, si ai energjisë dhe përpunimi i mbetjeve shënuan rënie si në shitje dhe prodhim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026