Dokumentet e Gjykatës Speciale, veterani i UÇK: Dëshmi të përpunuara nga njerëz të aparatit serb

17 Shtator 2020 | 07:25

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK, Nasim Haradinaj akuzoi Gjykatën Speciale se po bashkëpunon me prokurorinë serbe për të pastruar dosjet e krimineleve serbë të luftës dhe për të ngritur akuza ndaj luftëtarëve të UÇK.

Ai foli për Euronews Albania rreth misterit që fshihet pas dokumenteve të ardhura në zyrat e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke ju referuar si më misterioze gjykatës së krijuar sesa vetë dokumenteve.

Veterani i UÇK tha se kjo gjykatë është jo vetëm misterioze po qëllimkeqe.

“Po bëhen dy vepra të padrejta kundrejt nesh si komb’, tha Haradinaj duke sjellë në vëmendje bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me njerëz që gjatë kohës së luftës kanë urdhra për djegie, prerje, vrasje e tortura ndërkohë që këta të fundi dalin si ‘engjëj e djemtë luftëtar dalin si ‘kriminelë’”

Ai siguroi se dokumentet janë origjinale sepse kanë vulën e përfaqësuesve të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Janë dëshmi të përpunuara nga njerëz të aparatit serb”, theksoi Haradinaj, duke nënvizuar se e gjithë kjo i ngjason me një lojë e cila do të ndryshojë rolet e të pafajshmëve dhe kriminelëve.

Veterani i UÇK theksoi se dy prokurorët që kanë dhënë dorëheqjen duhet t’i vrasë ndërgjegjja, sepse sipas tij nuk janë marrë aspak as me luftëtarët e UÇK-së, as me Kosovën e as me drejtësinë e Kosovës.

“Unë mendoj se ata kanë parë që kanë rënë në karremin e Serbisë dhe për këtë arsye kanë dhënë dorëheqjen”, – tha ai.

 

Lexoni gjithashtu : 

Dosjet ‘e rrjedhura’ nga Prokuroria Speciale zbulojnë qindra komunikime të hetuesve me zyrtarë serbë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026