Prej nëntë muajsh jetojnë në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, PD dencon rastin e familjes Balla në Kombinat
Partia Demokratike denoncoi të enjten situatën e vështirë që po kalon familja Balla në Kombinat, e cila vazhdon të jetojë në shtëpinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Bukuria Balla i tha zëdhënëses së PD-së se prej 9 muajsh jeton me bashkëshortin në shtëpinë e dëmtuar pasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Ajo shprehet se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria dhe Bashkia Tiranë ndërsa shton se askush nga komisionet e vlerësimit nuk ka ardhur për t’i vlerësuar gjendjen e shtëpisë.
“Kanë ardhur, i kanë parë, maksimumi… por asnjë gjë nuk më kanë dhënë. Vijnë, shikojnë dhe marrin kokën dhe udha e mbarë,” – thotë Bukurie Balla duke shtuar se nuk ka as dokumente.
“Unë nuk jam e zonja për ta përballuar fare më. Kam qenë pa bukë, hapni raftet e mia e shikoni, se po laj borxhet e qirave të dynjasë. Më mirë në shtëpinë time e di se vdes në shtëpinë time, do të vdes, të vdes,” – vazhdon ajo më tej.
Prej një muaji opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.
Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.
Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.
Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.
Lexoni gjithashtu:
Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera