Situata nga reshjet, nesër pezullohet mësimi në disa shkolla

20 Nëntor 2022 | 16:53

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të shiut në vendin tonë, ditën e nesërme do të pezullohet mësimi në disa shkolla.

Kushi thotë se për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, mësimi do pezullohet në:

Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,

Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,

Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,

Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,

Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,

Shkolla “Theth”, fshati Shalë,

Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,

Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,

Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,

Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,

Shkolla “Pog”, fshati Pult,

Shkolla “Plan”, fshati Pult,

Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,

Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,

Shkolla “Kir”, fshati Pult,

Shkolla “Xhan”, fshati Pult.

“Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme”- shkruan ndër të tjera Kushi në një postim në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026