Media afrikane raporton rastin e dhunimit të 22-vjeçares nga Kenia

20 Nëntor 2022 | 17:58

Media afrikane “Africanews” ka pasqyruar rastin e dhunimit të 22-vjeçares  keniane Joy Aoko, e cila që prej tre muajsh ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kome.

Media afrikane në artikull teksa ka raportuar për protestën e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ka cituar dhe lajmin e Euronews Albania nga gazetarja Ortensa Budlla.

Aktivistët kërkuan drejtësi dhe kurim jashtë vendit për të renë ndërsa akuzuan policinë se nuk ka bërë aq sa duhet në lidhje me ngjarjen.

“A funksionon drejtësia vetëm për njerëzit e këqij? Mbulimi i këtij krimi përbën një precedent ndaj të pambrojturve në të gjithë vendin. Kërkojmë një hetim më të fortë dhe kërkojmë që autorët të dalin para drejtësisë.  Kërkojmë që institucionet të paguajnë faturat e trajtimit të saj jashtë vendit”- tha aktivistja Xheni Karaj .

Pjesë e protestës ishte edhe avokati Idajet Beqiri, i cili u shpreh i revoltuar për fshehjen e ngjarjes nga policia, duke shtuar se fshehja e rastit është krim më vete.

“E konsideroj një turp të madh për institucionet shqiptare. Policia e shtetit fshehu krimin. A është kjo e gjitha për racizëm apo ka arsye të tjera? Mbulimi i një krimi është një krim në vetvete.”- tha Beqiri.

22-vjeçarja nga Kenia punonte në një nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit Joy Aoko u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte.

Kanë qenë shoqet e të resë që e kanë identifikuar atë në gjendje kritike për jetën.

Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli. Sakaq e ëma është njoftuar 2 ditë më vonë për ngjarjen e rëndë.

Kjo e fundit në një intervistë  për Euronews Albania theksoi se vajza po ndiqej prej një kohe të gjatë nga një shofer kazinoje dhe se ndihej e kërcënuar dhe e pasigurt.

“Ajo më tha se një shofer po e ndiqte dhe se donte të kishte një marrëdhënie romantike me të, por ajo nuk e donte atë. Ajo më tha se ishte kërcënuar. Unë takova shoferin dhe fillova një bisedë normale me të dhe e pyeta pse nuk merr jo për përgjigje nga vajza ime.”-shpjegoi ajo.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen por ende nuk ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur realisht.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026