Gara për primaret e Tiranë, 7 kandidatët shpalosin platformat përballë demokratëve

20 Nëntor 2022 | 19:19

Pasi u çertifikuan nga kryesia e Partisë Demokratike, të 7 kandidatët në primare për bashkinë e Tiranës, këtë fundjavë kanë nisur takimet e përbashkëta prezantuese përballë strukturave të demokratëve.

Të gjithë kandidatëve, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gerti Bogdani, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi iu ofrohet minutazh i barabartë për të shpalosur platformën që kanë për të përfaqësuar opozitën në garën e 14 majit përballë maxhorancës socialiste.

Këto takime të përbashkëta organizohen nga strukturat e Partisë Demokratike dhe vijnë pas fushatës personale që kandidatët kanë bërë gjatë 3 javëve të fundit pasi kanë shpallur futjen në garë.

Demokratët që kanë një kartë anëtarësimi ose ata që janë regjistruar si simpatizantë do të kenë mundësi të votojnë më 4 dhjetor për njërin mes kandidatëve. Nëse asnjëri prej tyre nuk do mund të marrë më tepër se 50% të votave, atëherë dy më të votuarit do të përballen në balotazh.

Procesi i primareve nuk mundi t’i bënte bashkë të gjithë demokratët. Dy palët dështuan në negociatat që nisën rreth 3 javë me parë, me grupin e Alibeajt që pas një mbledhje deklaroi se do të dalë me kandidatë të tjerë veçmas në zgjedhjet lokale të 14 majit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026