Drejtori i Emergjencave: 3500 hektarë tokë nën ujë, 24 familje janë evakuuar
Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari tha se deri më tani 24 familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai deklaroi se qyteti më i prekur është Shkodra duke thënë se 150 banesa kanë pasur probleme me ujin.
Ai shtoi se deri më tani në të gjithë vendin 3500 hektarë tokë ndodhen nën ujë.
“150 banesa kanë probleme me ujin, ndërkohë 24 familje janë evakuuar. Përgjithësisht banesat kanë qenë në qarkun e Shkodrës. Disa banorë kanë zgjedhur që të qëndrojnë te të afërmit, ndërsa për të tjerët ka konvikte, hotele. Ka variante të ndryshme për sistemimin e banorëve.
Ndërkohë në qarkun e Durrësit ka pasur rrëshqitje të dheut, ku ka pasur ndërhyrje. Në qarkun e Tiranës ka pasur probleme, por me ndërhyrje situata është zgjidhur.
Sakaq, deri më tani, 3500 hektarë tokë janë përmbytur”- nënvizoi Hysenllari.
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta