Drejtori i Emergjencave: E prisnim që të kishte dëme nga reshjet, por jo kaq shumë
Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari deklaroi se ishte i ditur fakti se vendi do të përfshihej nga moti i keq dhe se do të kishte dëme nga reshjet, pasi u informuan nga Instituti i Gjeoshkencave.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hysenllari u shpreh se megjithëse kishin marrë iformacione, nuk pritej që dëmet nga reshjet të ishin kaq të shumta.
“Kjo situatë ka qenë e njohur, e ditur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, për arsye se ne marrim të dhëna nga Instituti i Gjeoshkencave. Situatën e kishim të pritshme, që do kishim këto reshje shiu, në të dhëna të përafërta dhe jo në të dhënat ekzakte, pasi anjëherë nuk mund të përcaktojmë se sa reshje shiu do të bien.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mori masat dhe njoftoi strukturat për të rritur gatishmërinë e tyre dhe për të marrë masa në pastrimin e pikave kyçe që mund të sillnin bllokim të kanaleve, ose në pjesët ku janë urat. Kjo është e paparashikueshme. Ka fatkeqësi që mund të paralajmërojnë, por edhe fatkeqësi që nuk mund të paralajmërojnë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- “Rrugët më problematike”, Berberi detaje për situatën në vend për shkak të reshjeve
- Moti i keq në Shkodër: Bllokohet hyrja e qytetit, dëmtohet ura e vjetër dhe e re
- Rrjedha e ujit mori para makinën, trupat e babë e bir ende nuk janë gjetur
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje