“Rrugët më problematike”, Berberi detaje për situatën në vend për shkak të reshjeve
Evis Berberi, drejtor i ARRSH-së, ka treguar se si është situata në vend për shkak të reshjeve të shumta të shiut, të cilat kanë përfshirë Shqipërinë që prej ditës së djeshme.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Berberi bëri me dije se problematika të mëdha ka pasur në rrugët sekondare në të gjithë vendin.
Në Shqipërinë e Mesme ai tha se erërat kanë qenë të forta dhe reshjet e shiut më të pakta, ndryshe nga zonat në veri.
“Për shkak të intensitetit të madh të reshjeve, problematika ka pasur në zonën e Veriut, në Vermosh, Bogë, Milot, Burrel, Skuraj. Kemi pasur daljen e Bërdicës në zonën Shkodrës.
Ndërsa në zonën e Shqipërisë së Mesme kemi pasur rënie pemësh; reshjet e shiut kanë qenë me intensitet më të ulët, por era ka qenë shumë më e fortë. Në të gjithë Shqipërinë, akset sekondare kanë pasur problematika të mëdha”- shprehet ai.
Berberi tha se qytetarët nuk janë të rrezikuar.
“Në të gjitha akset nacionale ne kemi patrulla që lëvizin pa ndërprerje në të gjithë aksin”- nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër