Në 27 shkolla ndërpritet mësimi, situata nga reshjet në Shkodër. Rrugët e bllokuara
Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë qarkun e Shkodrës.
Mësohet se deri në orët e vona të natës kanë vijuar edhe operacionet e evakuim-shpëtimit në lagjet Kuq, Ajam dhe Bërdicë të Bashkise Shkodër.
Sakaq është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë tek Harku i Bërdicës për shkak të prezencës së ujit dhe për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahçallëkut.
Niveli i lumenjve
Lumi Drin, kuota kritike 7,50, aktuale, 7,40,
Ura Bunës Liqeni, kuota kritike 8,70, aktuale, 7,50.
Bëhet e ditur se ka pasur rënie të niveleve rreth 20cm në raport me ditën e djeshme, por konstatohet rritje e sipërfaqes së përmbytur.
Situata e shkollave
Mësohet se në 27 shkolla nuk mund të zhvillohet procesi mësimor pasi ka probleme me rrugët. Konkretisht:
1 godinë në lagjen Bahçallëk të qytetit të Shkodrës
4 në Shalë
3 në Shosh
7 në Pult
4 në Bërdicë
3 në Dajç
5 në Velipojë.
Situata e akseve nacionale.
Pavarësisht reshjeve te dendura te shiut, të gjithë akset e kontraktuara në qark janë të qarkullueshme.
Mësohet se vetëm në segmentin Dedaj-Bogë në km 5 dhe 13, si rezultat i daljes së dy përrenjve nga shtrati mbi trupin e rrugës, kalimi bëhet me rrugë alternative.
Në segmentin Q.Laç-Koman, si rezultat i reshjeve te shiut të datave 19 e 20, kemi çedim të trupit të rrugës dhe shembjen e një muri mbajtës.
Segmenti Shkoder-Lezhë tek harku i Bërdicës vazhdon të jetë i bllokuar. Kalimi bëhet nga Guri i Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës