Parashikimi i motit për këtë javë në Shqipëri

21 Nëntor 2022 | 08:45

Meterologia Lajda Porja thotë se në orët në vijim të ditës së sotme do të ketë një dobësim të reshjeve, por kjo do të jetë e përkohshme.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Porja u shpreh se të martën dhe të mërkurën shirat do të jenë me intensitet të lartë, ku nënvizoi se zonat problematike mbeten ato të ultësirës perëndimore.

Përmirësimi i motit, sipas saj, do të jetë të enjten, teksa shtoi se pasdite do të ketë temperatura të ulëta.

Ndër të tjera, Porja deklaroi se sa i përket situatës së reshjeve për nëntorin, pothuajse pjesa më e madhe e Shqipërisë ka dyfishuar reshjet e normës.

“Parashikohet që orët vijuese, duke filluar që sot, të sjellin një dobësim të reshjeve, i cili do të jetë i përkohshëm, pasi dita e martë dhe e mërkurë do të fuqizojë sërish vranësirat duke sjellë shira që herë pas here do të jenë edhe me instensitete të larta. Pikërisht problematikë mbeten zonat e ultësirës perëndimore. Duke qenë se e gjithë zona problematike, qoftë Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja, Tirana apo Durrësi, janë në pikën kritike që e kanë tejkaluar normën mujore, edhe 5 apo 10mm do shkaktonte dëme. Pritet që ky episod të sjellë reshje, jo aq reshje sa patëm gjatë këtij episodi, do të ketë më pak reshje, por do jenë prezente deri mëngjesin e ditës së enjte.

Edhe e marta, edhe e mërkura do të jenë problematike, me rebeshe, stuhi të forta ere, me breshër në zonat e ultësirës perëndimore, madje do shfaqen probleme edhe në jug të vendit, kryesisht në qarkun e Vlorës, ku pritet një sasi e konsiderueshme e reshjeve, sidomos gjatë natës të së martës dhe në mëngjesin e ditës së mërkurë. Përmirësimi i dukshëm i motit dhe ndërprerja e reshjeve do të jetë vetëm ditën e enjte dhe më pas do kemi disa ditë të njëjta me diell, me temperatura të ulëta. Sa i përket situatës së reshjeve dhe nëntorit, pothuajse pjesa më e madhe e Shqipërisë ka dyfishuar reshjet e normës”, theksoi meterologia Lajda Porja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024