Të premten pritet të zbardhet nga dëbora Dardha dhe Voskopoja

21 Nëntor 2022 | 13:49

Dita e sotme pritet të jetë e qetë në Korçë, ku sipas sinoptikanëve, nuk do të ketë reshje të dendura të shiut.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi se ditën e nesërme do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa dëbora e parë pritet të bjerë të premten, kryesisht në fshatrat Dardhë dhe Voskopojë.

“Ditën e sotme, sipas sinoptikanëve, nuk pritet që të ketë problematika dhe reshje të dendura të shiut. Dita e nesërme do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa përsa i përket kanalev e kulluese, problematika e vetme ka qenë në 5 fshatrat e njësisë administrative të Moglicës, të cilat ende janë pa energji elektrike.

Dëbora pritet ditën e premte, kur temperaturat pritet të shkojnë në -2 gradë celcius, pritet të jetë dëbora e parë, kryesisht në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës”, theksoi Shkëmbi.

Prej 48 orësh, moti i keq ka përfshirë Shqipërinë. Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dëndura të shiut.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026