Çështja e Butrintit, profesor Giora Solar: Menaxhimi i siteve kulturore duhet të bëhet nga organizatat qeveritare
Shqipërisë nuk i mungon ekspertiza vendase për menaxhimin e Butrintit. Ky qëndrim u mbajt nga eksperti i trashëgimisë kulturore, profesor Giora Solar, i cili shton se menaxhimi i qendrave kulturore dhe natyrore të vendit duhet bërë nga një organizatë qeveritare.
Menaxhimi i siteve kulturore duhet të bëhet nga një organizatë qeveritare, pasi kjo është praktika normale në shumë vende. Është ky rekomandimi i Giora Solar, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve dhe Siteve, në një intervistë për Euronews Albania.
“Do t’ju tregoj si funksionon në shumë vende. Unë kam punuar nga Brazili deri në Kinë, nga Çekia në Tanzani dhe në Afrikën e Jugut, ndaj i njoh disa prej këtyre sistemeve. Shumë vende kanë një sistem kombëtar për të menaxhuar trashëgiminë kombëtare dhe kulturore. Qofshin parqe kombëtare ose të tjera organizata. Ato janë organizata kombëtare dhe kjo është rruga më e zakonshme për të menaxhuar sitet”, tha ai.
Sipas profesor Solar, ekspert i trashëgimisë kulturore, kjo organizatë do të funksiononte në këtë mënyrë.
“Ministria vetë nuk mund ta menaxhojë sitin, por për këtë arsye, shumica e ministrive të kulturës apo të tjera krijojnë trupat e tyre. Në Izrael quhet autoriteti kombëtar i parkut apo autoriteti i antikiteteve. Kanë një ligj të veçantë, janë qeveritare. Janë jashtë ministrisë, jashtë qeverisë, por ministria është përgjegjëse. Ata kanë një bord dhe ministri është kryetar i atij bordi. Dhe kështu kontrollohet nga ministria”, theksoi ai.
Për Solar, në Shqipëri nuk mungon ekspertiza vendase në menaxhimin e siteve kulturore, ndaj ai është kundër menaxhimit nga një organizatë e huaj.
“Mendoj se keni ekspertizën tuaj. Nuk e di prej sa kohësh Shqipëria është shtet demokratik dhe njerëzit kanë udhëtuar dhe studiuar jashtë, ndaj ka ekspertizë dhe nuk ka nevojë për trajnim për menaxhimin”, u shpreh Solar.
Profesori beson se diskutimi për Butrintin do të inkurajojë qeverinë të krijojë një organizatë kombëtare për menaxhimin e siteve kulturore dhe natyrore.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur