Situata detare në Shqipëri, moti përmirësohet më 23 nëntor
Përmirësimi i kushteve të motit pritet mbas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022, thuhej në njoftimin mbi situatën detare në porte.
Mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në portin e Durrësit e kanë të pezulluar lundrimin deri në një njoftim të dytë.
Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit. Nesër në mëngjes rreth orës 5:00 AM pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy” kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorolgjike, kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.
Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë janë nisur nga porti i Sarandës në mëngjesin e ditës së sotme dhe ndodhen aktualisht në portin e Korfuzit.
Këto mjete nuk do të nisen ditën e nesërme nga Porti i Korfuzit për në Sarandë por do të qëndrojnë në Portin e Korfuzit, kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.
Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”