“Valixhia me rublat e Putinit ku është?”, Bushati ironizon Klosin
Analisti Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi kanë debatuar në lidhje me financimin rus të Partisë Demoratike.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati e pyeti me ironi Klosin, se ku janë valizhet me para që presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë për Partinë Demokratike.
“Çfarë thotë CIA, CIA e interpretuar nga Taulant Balla? Kur ishit ju në opozitë, ambasadori amerikan thoshte celulat anti-amerikane të PS-së. Unë nuk besoj që as ti, as Fuga, as Veliaj keni qenë celula anti-amerikane. Po flasim për ju figurat, të bëhemi seriozë tani.
Këto paratë ruse, kjo valixhia me lekët e Putinit që po shpërndahet këtu në Shqipëri dhe dalin gazetarët, dalin mediat. Këto lekët ku janë? Çdokush që gërvish pak portretin e liderit global është i paguar me para ruse”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta