Vuçiç me serbët e Kosovës: Koha për të treguar seriozitet dhe përgjegjësi si komb
“Është koha që ne si komb të tregojmë seriozitet dhe përgjegjësi dhe të ruajmë vatrat tona shekullore”.
Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me serbët e Kosovës mbrëmjen e së hënës, shkruan N1.
“Unë u kërkova atyre të jenë të kujdesshëm, të jenë të qetë, të ruajnë paqen dhe stabilitetin dhe t’i përgjigjen arrogancës së njerëzve të tjerë ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë se ne thjesht duam të mbrojmë tonat dhe asgjë më shumë,” thesoi Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vuçiç zhvilloi këtë takim për të diskutuar për tensionet e fundit në Kosovë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fillimisht refuzoi të shtyjë vendimin për ndëshkimin e drejtuesve që nuk i riregjistrojnë automjetet e tyre.
Ndërkohë, me ftesë të SHBA-së, ai megjithatë pranoi të shtyjë zbatimin e këtij vendimi për 48 orë, duke u shprehur se është i lumtur që do të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje në dy ditët e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës