Protesta e nënave në RMV, kërkojnë zgjatjen e lejes së lindjes deri në fund të vitit
Qindra nëna protestuan para qeverisë së Maqedonisë së Veriut duke kërkuar vazhdimin e lejes së lindjes deri në fund të vitit. Ato deklarojnë se për shkak të pandemisë COVID-19, çerdhet nuk ofrojnë siguri për të vegjlit e tyre.
“Kërkesat janë që të zbatohet ajo që e jep si rekomandim Komisioni për Sëmundje Infektive që të vazhdohet pushimi i lindjes deri në fund të vitit ashtu edhe si e dhanë si mendim, ndërsa qeveria nuk e pranoi”, tha Sehadete Allbaragoni.
“Në kohë pandemie është e rrezikshme të lihen fëmijët në çerdhe, sidomos kur e dimë se po vjen edhe sezoni i gripeve”, u shpreh Elena Dodevska.
Protestueset thanë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të jenë të detyruara të braktisin vendet e punës dhe të kujdesen për fëmijët.
“Do të jemi të detyruara që të japim dorëheqje nga vendet e punës, sepse fëmijët tanë janë në vend të parë”, u shpreh Sehadete Allbaragoni.
Përveç protestës së kësaj të enjte, këshilli organizativ ka siguruar edhe mbi 3300 firma në peticionin online. Qeveria nga ana tjetër reagoi para protestës duke thënë se çerdhet po punojnë dhe janë të sigurta për fëmijët, pasi respektojnë të gjitha protokollet për mbrojtje ndaj virusit Covid-19.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta