280 milionë euro më pak në buxhet, shtyrja e pagesës së tatim-fitimit për biznesin dhe TVSH-së tkurri të ardhurat tatimore
Tetë muajt e parë të vitit, performanca e të ardhurave në buxhet u shënua me rënie, ndërsa gjatë verës, janë shfaqur shenja përmirësimi, stinë kjo e cila përkoi edhe me lehtësimin gradual të masave anti-COVID.
Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë deri në muajin gusht, të ardhurat u realizuan në masën 270.7 mld lekë (99.8%) të planit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit.
Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat kanë pasur një tkurrje nga efektet e pandemisë prej 35.2 miliardë lekësh (280 mln euro), ose 11.5% më pak.
Shpenzimet ndërkohë u rritën me 4.3%, si rrjedhojë e paketave mbështetëse dhe financimit të rindërtimit, çka ka bërë që deficiti buxhetor të kapërcejë në 52 miliardë lekë, ose mbi 420 mln euro.
Ndërkohë, tkurrjen më të fortë e kanë pasur të ardhurat tatimore për shkak të shtyrjes së pagesës së tatim-fitimit për biznesin dhe TVSH-së.
Kjo e fundit u tkurr gjatë gjithë 8-mujorit me afro 90 milionë euro, ndërsa edhe mbledhja e taksave të tjera pati performancë më të ulët se një vit më parë.
Shpenzimet në buxhetin e shtetit janë përqendruar në financimin e paketave mbështetëse për biznesin, individët e prekur nga pandemia dhe shpenzimet në investime publike të rindërtimit dhe shëndetësisë.
Po ashtu edhe për kategoritë që marrin kompensim, është shënuar një ritëm i rregullt pagesash, si për ish-pronarët, ashtu edhe ish-të përndjekurit. Për këta të fundi ritmi i kompensimit ka qenë më i shpejtë, edhe për faktin se për ta po ndahen këstet e fundit.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta