Mospajtimet mes palëve çuan në ndërprerjen e mbledhjes në Këshillin Politik

18 Shtator 2020 | 10:35

Debatet dhe mospajtimet e palëve në Këshillin Politik çuan në ndërprerjen e mbledhjes së sotme. Përfaqësuesit e opozitës nuk pranuan të diskutojnë mbi draftin e Partisë Socialiste, pa marrë fillimisht dakordësinë e mazhorancës për t’iu drejtuar për mendim OSBE/ODIHR-it, për çështjet për të cilat nuk bien dakord.

Marrëveshja e 14 janarit, sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, linte si zgjidhje konsultimin me OSBE/ODIHR për mosdakordësitë që mund të shfaqeshin në Këshillin Politik.

“Kërkesa është zyrtare, presim sot përgjigje zyrtare nga përfaqësuesit e mazhorancës, ia bëmë të qartë se i japim kohën për të reflektuar, presim që sapo Gjiknuri të bjerë dakord të vazhdojmë punën për çështjet e tjera, çështja për koalicionet që të ruhen ashtu siç janë edhe me konsensusin e 23 korrikut, nuk lëvizim pa marrë një përgjigje ekspertize nga ODIHR-i,” – tha  Bylykbashi në dalje nga mbledhja.

Përmes një letre, përfaqësuesit e opozitës, Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë nënvizuar pikërisht këtë klauzolë të marrëveshjes së 14 janarit për të kërkuar zyrtarisht opinion dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

“Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus”, thuhet në letër.

Opozita e cilëson ndryshim të rregullave në mes të procesit propozimin e PS për ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet.

Ky propozim, thuhet në letrën e opozitës, është i njëanshëm dhe i  papranueshëm për Opozitën, ‘sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore’.

“Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njëanshme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standardet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie.

Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe të pranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjes për kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’i kërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë të kërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohë detyrën e tij”, përfundon letra e opozitës.

Kërkesa e opozitës në Këshill pasi OSBE-ODIHR rikonfirmoi gatishmërinë për të dhënë asistencë.

Një ditë më parë, zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz, u përgjigj për Euronews Albania duke thënë se ODIHR ka mbështetur punën e Komisionit Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara se të miratoheshin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë ndihmë në adresimin e rekomandimeve

 

Lexoni gjithashtu:

ODIHR për Euronews Albania: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve

Këshilli Politik, opozita do të kushtëzojë pjesëmarrjen nëse rivihen në diskutim çështjet e dakordësuara

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026